Berisha - Gërvallës: A e bëtë 17 kat Dubravën?
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Berisha - Gërvallës: A e bëtë 17 kat Dubravën?
beke Berishaa
Foto Ilustruese
17/04/2026 - 15:53
Linku u kopjua

Ministrja e drejtësisë, Donika Gërvalla iu kundërpërgjigj deputetit të AAK-së, Bekë Berishës duke i dërguar “të fala” dhe e pyeti se ku e ka sot selinë e partisë.

“Deputeti i cili diku bënte shaka, e diku kërcënonte e pretendonte se nuk do t’i konfiskohej pasuria bash askujt, i dërgoj të fala dhe i them deputet ku e ke sot selinë e partisë tënde, aty ku e ke pasur apo diku tjetër”, tha Gërvalla.

Por Berisha, iu kundërpërgjigj se objekti ku ka qenë selia e AAK-së nuk ka qenë e zaptuar asnjëherë.

Berisha kishte përsëri pyetje për Gërvallën, se a do ta bëj 17 kat Dubravën siç ka thënë, e sipas tij do të mbushet me deputet të pushtetit.

“Në atë zyre ministre kemi paguar diku 4 mijë e 500 në muaj për ta mbajtur, ka qenë pronë e kadastrit dhe nuk i kemi paguar më ato para, jemi dalë në zyre të reja tash. Atë nuk e kemi pasur të zaptuar por duke e paguar që i bie dhjetëfishi i asaj që ka paraqit ajo zyre. Unë dua me të pyet ty që thoje se do ta bësh Dubravën 17 kat, a e bëtë 17 kat? Edhe aty ka vendim për të fut hajna në burg edhe si duket do të mbushet me këta të juajt me askënd tjetër”, tha Berisha.

Berisha tha se si grup parlamentarë do ta votojnë, porse nëse trajtohen gjykatat, prokuroria, policia e agjencinë antikorrupsion, atëherë sipas tij i  bie se për pushtetin janë të pabesueshme.

“Unë do ta votoj, u morëm vesh me grupin në këtë fazë, bash këtë ligj që po thua ti dhe kur të fillon të funksionoj do ta shohësh se si po funksionon. Por, nëse i trajton ti gjykatat, prokuroritë, policinë, agjencinë antikorrupsion, njësi që merren bash me këtë punë ti ato i trajton si të pabesueshme”, tha Berisha.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026