Bento e konfirmon interesimin nga kampioni italian
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Portieri brazilian, Bento e ka konfirmuar se përfaqësuesit e Interit kanë kontaktuar me të, por insiston se kampioni italian nuk ka bërë ende ndonjë propozim zyrtar.

Bento është ndër objektivat e transferimit të Interit për sezonin e ardhshëm, siç konfirmoi drejtori i klubit Dario Baccin të mërkurën, raporton KosovaPress.

Bento, aktualisht nën kontratë me skuadrën braziliane Athletico Paranaense, ka konfirmuar gjithashtu interesimin nga gjiganti i Serie A në intervistën e tij të fundit me “ESPN Brazil”.

“Ajo që unë di janë spekulime. Interi vetëm pyeti, ata nuk bënë një propozim zyrtar”, tha braziliani.

“Jam i lumtur që emri im përmendet prej tyre. Është rezultat i punës dhe performancës sime këtu te Athletico. Le të shohim se një transferim ndodh në të vërtetë. Më duhet të ulem me klubin dhe agjentët e mi në mënyrë që, nëse duhet të ndodhë, të jetë për të mirën e të gjithëve”, tha më tej Bento.

Eksperti i transferimeve të “Football Italia”, Matteo Moretto së fundmi konfirmoi se Bento është i hapur për t'u bashkuar me “Nerazzurrët”, edhe pse disa klube të Premier Ligës kanë shfaqur gjithashtu interes për 24-vjeçarin.

Çmimi i kërkuar i Athletico PR për Bento është rreth 20-25 milionë euro dhe Interi po planifikon të nënshkruajë me portierin emocionues këtë verë dhe ta lërë të fitojë përvojë nën drejtimin e portierit të parë, Yann Sommer.

Kontrata e Bentos me Athletico PR skadon në qershor të vitit 2026. Ai ka bërë 24 paraqitje në të gjitha garat, duke pranuar 14 gola dhe duke mbajtur 13 herë portën e paprekur. Marsin e kaluar, Bento bëri debutimin e tij me Kombëtaren e Brazilit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024