Bënin gara të shpejtësisë, gjobiten me nga 500 euro dy persona në Gjakovë
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në Gjakovë ka gjobitur dy ngasës të automjeteve, pasi janë kapur duke bërë gara të shpejtësisë sot në rrugën “Dëshmorët e Hereqit”.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dy ngasësve të automjeteve, bazuar në ligjin për trafikun rrugor, iu ka shqiptuar gjobë nga 500 euro, pesë pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Garat e shpejtësisë në rrugët publike, përveç se janë ilegale, ato përbëjnë rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion. Drejtimi me shpejtësi të lartë rrit shanset për aksidente fatale dhe lëndime të rënda. Policia paralajmëron se shkelësit e ligjit do të përballen me ndëshkime, përfshirë gjoba të mëdha, ndalim i të drejtuarit të mjeteve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024