Bekim Jashari i bashkohet koalicionit për Kosovën Fituese
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
476610685_10161299790377712_2770613272603715076_n
4 orë më parë
Linku u kopjua

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi ka shkruar se Bekim Jashari iu ka bashkuar koalicionit AAK-NISMA-IDEAL dhe të tjerët.

Ai ka shkruar në Facebook se prej krijimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë pjesë, qoftë si pjesë e saj, qoftë si vëzhgues, në të gjitha zgjedhjet që nga viti 2004, por kurrë, asnjëherë dhe as për së afërmi, AAK nuk ka pasur më shumë njerëz në tubimet e saj dhe kurrë më shumë nuk ka pasur entuziazëm në radhët e saj.

“Gjakova, Rahoveci, Ferizaj, Deçani, Malisheva dhe shumë qendra të tjera, si asnjëherë më parë, i kanë mbushur sheshet dhe sallat sportive. Kur kanë pritur 1,000 veta në tubim, u kanë ardhur dyfishi i tyre. Në Skenderaj, AAK kurrë nuk ka pasur votë domethënëse. Mbrëmë, partnerit të koalicionit IDEAL iu bashkua në përkrahje edhe Bekim Jashari i familjes së madhe Jashari përkrahja e të cilit është jo vetëm mbështetje e jashtëzakonshme, por edhe besim unik në Kosovën Fituese. Sot, AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë të koalicionit përmbyllin fushatën në Pejë. Pritet të jetë një ndër tubimet më masive të kësaj fushate. Peja, vendi i lindjes së AAK-së, i jep shkëlqimin kësaj fushate dhe një finalizim, mbase befasues, të rezultatit zgjedhor të AAK-së. Sot, të gjitha rrugët dërgojnë në Pejë”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025