Bekim Bejta lë punën e ligjëruesit në Universitetin e Prishtinës
Lexohet për: 1 min.
up_3039
1 vit më parë
Linku u kopjua

Bekim Bejta ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si ligjërues në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kjo është bërë e ditur përmes një letre që ai i ka drejtuar Senatit të UP-së.

“Unë, Bekim Bejta, profesor dhe hulumtues shkencor i Universitetit të Poitiers, Francë, po ju njoftoj që nga dita e sotme, nuk jam më profesor i Universitetit të Prishtinës. Domethënë unë po e braktisi (lë, lëshoj) këtë vend pune”, ka shkruar Bejta.

Tre muaj më parë, Bejta ishte suspenduar nga procesi mësimor si dhe nga të gjitha aktivitetet akademike në UP.

Ai kishte bërë shkelje të vazhdueshme disiplinore të cilat ishin denoncuar nga studentët.

Në media ishte publikuar një audio-incizim në të cilin dëgjohet Bejta duke iu drejtuar një studenteje në gjuhë denigruese.

Me kërkesën për shkarkimin e tij, studentët kishin organizuar edhe protesta, duke theksuar se suspendimi nuk mjafton.

https://kosovapress.com/admin/suspendohet-profesori-bekim-bejta/
https://kosovapress.com/admin/permes-marshit-kerkohet-shkarkimi-i-profesorit-bekim-bejta/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025