Bëhet thirrje që të bojkotohen produktet e Serbisë
Lexohet për: 1 min.
bojkot
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka bërë thirrje që të bojkotohen produktet e Serbisë.

Abrashi tha se duke bojkotuar produktet serbe mund të  orientohet edhe konsumi i produkteve vendore, ku ka theksuar edhe se në këtë mënyrë mund të forcohet ekonomia e vendit.

“Në këto kohëra të ndjeshme, brenda mundësive tona të gjithë mund të bëjmë nga pak për vendin tonë. Ta orientojmë së bashku konsumin në produkte vendore. Ta forcojmë sadopak ekonominë tonë. Ose së paku, t'i shmangim ato mallëra që financojnë një ekonomi që ushqen makinerinë ushtarake e cila çdo ditë na kërcënon me zhdukje. Duaje tëndën! Bojkoto produktet e Serbisë”, ka shkruar Abrashi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025