Në luftën gjenocidale të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq kundër popullit të Kosovës, dhuna seksuale u përdor si arma më mizore që ka njohur njerëzimi, u tha në konferencën ndërkombëtare mbi dhunën seksuale.
Në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga QKRMT mbi dhunën seksuale, krerë të shtetit, ambasadorë të huaj, të mbijetuar të dhunës seksuale kanë folur për krimet serbe 25 vjet më parë, ku kanë bërë thirrje për drejtësi e mbështetje të kësaj kategorie.Kryeministri Albin Kurti foli për rëndësinë e dokumentimit të këtyre krimeve të luftës, për çka tha se për herë të parë në Kosovë është miratuar edhe strategjia për drejtësi tranzicionale.
Ndërsa laureati i Çmimit Nobel për Paqe, doktor Denis Mukwege, tha se viktimat e dhunës seksuale nuk duhet të përjashtohen nga shoqëria, por ato duhet të mbështeten.Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti kujtoi vjeshtën e vitit 1998, ku tha se për herë të parë takoi popullatën e prekur nga lufta. Në mesin e tyre, ajo theksoi se grupi më i prekur ishin të mbijetuarit e dhunës seksuale.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier deklaroi se nuk kanë vend tendencat që nuk kanë pasur spastrim etnik apo gjenocid.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.