Bëhen me dije afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me periudhën e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Sipas KQZ-së më 22 dhjetor 2024 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Ky afat do të përfundojë më 15 janar 2025.
“Më 11 janar 2025 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të organizatave jo-qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja. Ky afat do të përfundojë më 25 janar 2025, më 21 janar 2025 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare. Ky afat do të përfundojë më 4 shkurt 2025”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.