Begolli jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Lirisë
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Granit Begolli nuk është më trajner i Lirisë. Ai ka dhënë dorëheqje nga ky post pas barazimit me Istogun në grupin A të Ligës së Parë. Klubi prezrenas ka bërë të ditur se Begolli ofroi dorëheqjen e tij e cila pastaj është miratuar nga ana e bordit të klubit.

“Pas barazimit të djeshëm me Istogun, kryetrajneri Granit Begolli ofroi dorëheqjen. Sot, kryetari i klubit Valon Osmani dhe bordi e miratuan vendimin e tij”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga Liria, përcjellë KosovaPress.

Ndryshe, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, Liria ka mbledhur 11 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë në tabelë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025