Begaj viziton Junikun, nderon dëshmorët
Lexohet për: 2 min.
t43t43t43
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas Komunës së Deçanit, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Junikut ku është takuar me kryetarin Ruzhdi Shehu, me të cilin ka biseduar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.

I shoqëruar nga kryetari Shehu, presidenti Begaj ka vendosur kurora lulesh të lapidari i dëshmorëve në Junik dhe kanë bërë nderime edhe të memoriali kushtuar heronjve në Betejën e Koshares.

“Në Junikun e kullave të lashta, fortesa të mbrojtjes, me Oda burrash të mençur që qeverisën mbi vlera morale e kombëtare. Kuvenduam e nderuam sot sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së, betejat e lavdishme të rinisë së Kosovës dhe familjeve të tyre, luftëtarë për liri e paqe dhe për të ardhmen e begatë dhe demokratike që duhet t’ua lëmë trashëgim brezave që vijnë”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Komuna e Deçanit sot ka shpallur presidentin Begaj “Qytetar Nderi”. Kreu i shtetit shqiptar të hënën do të merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Skenderajt ku do të nderohet po ashtu me titullin “Qytetar Nderi”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025