Begaj: Të mbijetuarit e Revoltës së Spaçit, shembulli më i mirë për tolerancë e mirësi
Lexohet për: 2 min.
Begaj-210523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj vizitoi sot ish-Burgun e Spaçit me rastin e 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit. Kreu i Shtetit i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, u bënë pjesë e aktiviteteve të organizuara me këtë rast nga Dioqeza Rrëshen dhe Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat që angazhohen në fushën e edukimit dhe ruajtjes së kujtesës historike.

Me këtë rast, Begaj deklaroi se heronjtë e Spaçit shërbejnë si kujtesë për të gjithë se lufta për liri është e përhershme dhe kërkon angazhim të palëkundur.

Presidenti Begaj shprehi mirënjohje për të gjithë martirët e Revoltës së Spaçit, me ç’rast tha se të mbijetuarit e kësaj revolte janë shembulli i mirë se ata përçojnë tolerancë, shpresë dhe mirësi.

"Në këtë ditë të shënjuar historike, të mbijetuarit e Revoltës së Spaçit janë shembulli më i mirë se, pavarësisht gjithë vuajtjes që kanë përjetuar, zgjedhin të përçojnë tolerancë, mençuri, shpresë dhe mirësi. Për këtë, e për gjithë betejat tuaja, shoqëria jonë ju ka një borxh shumë të madh", shtoi ai.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/begaj-te-pranishmit-ne-procesin-e-numerimit-te-kryejne-detyren-me-pergjegjesi/

Në 21 maj të vitit 1973, të burgosurit politikë, të dërrmuar nga punët e rënda, kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatërrimi i orientuar dhe i komanduar i personalitetit njerëzor, kishin shpërthyer në një revoltë të paparë masive, e cila do të jetojë gjatë në memorien kolektive, sepse kishte gjunjëzuar përkohësisht shtetin ideologjik të asaj kohe. Revolta ishte shtypur me egërsi nga autoritetet komuniste, të cilët kishin përdorur edhe ushtrinë dhe pasojat për të dënuarit ishin tejet fatale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024