Begaj nderohet në Drenas: Ta ndërtojmë një Kosovë dhe Shqipëri më të begatë e më të drejtë
Lexohet për: 1 min.
begaj-qytetar-nderi-240624
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Drenasit nderoi presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj duke i dedikuar titullin "Qytetar nderi i Komunës së Drenasit", për kontribut të shquar për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Kryetari në këtë komunë, Ramiz Lladrovci derisa ka falënderuar presidentin Begaj për promovimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës, ka nënvizuar se roli i tij edhe gjatë kohës së luftës ishte i madh.

Duke folur për ata që dhanë shumë për liri, Lladrovci ka kujtuar edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët mbahen në Hagë.

Në anën tjetër edhe Presidenti Begaj, derisa ka falënderuar për titullin, ka theksuar se historia e Drenasit është histori krenarie, ndërsa ka thënë se qytetarët e saj kanë rol të rëndësishëm për gjithë vendin.

Ndërkaq, Begaj ka zhvilluar takim edhe në Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas.

Ndërsa, do të bëjë homazhe në Gllanasellë, në të cilën do të vendosë kurora me lule.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024