Begaj dënon rrëmbimin e tre policëve nga Serbia: Strategjitë ‘eskalim për të deeskaluar’ të marrin fund
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar aktin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga njësia speciale e ushtrisë serbe. Ai ka thënë se Serbia në këtë mënyrë po tenton të destabilizojë gjithë rajonin.

Begaj ka thënë se strategjitë ‘eskalim për të deeskaluar’ duhet të marrin fund.

“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu, iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme”, ka thënë ai.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkurti-pas-mbledhjes-se-keshillit-te-sigurise-rrembimi-i-policeve-agresion-i-serbise-ndaj-kosoves/

Ai ka përsëritur thirrjen e tij drejtuar institucioneve të Kosovës që të mos bien pre e provokimeve.

“Koordinimi me ShBA dhe BE për rikthimin ne tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, ka shkruar ai.

https://kosovapress.com/admin/kfori-pergjegjes-per-vijen-kufitare-svecla-se-dime-ku-po-i-mban-serbia-policet-tane/
https://kosovapress.com/admin/kidnapimi-i-tre-policeve-musliu-agresion-brenda-territorit-nga-njesite-speciale-te-ushtrise-serbe/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024