Belgjika dhe Sllovakia kanë luajtur sot takimin e dytë në grupin E në Kampionatin Evropian.
Ndeshja në Frankfurt ka përfunduar me rezultat të papritur, pasi Sllovakia ia prishi hesapet favoritit Belgjikës 0:1.
Belgjika dominoi në pjesën e dytë gjithnjë në kërkim të barazimit. Romelu Lukaku shënoi në minutën 56, i cili nga afër e shtyu topin në portën e zbrazët. Pas kontrollit nga VAR goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Lukaku në minutën e 62-të kishte sërish shans, por goditja e tij përfundoi në pjesën e jashtme të rrjetës. Belgët sulmuan edhe në vazhdim. Pas një aksioni të bukur, Trossard gjuajti nga 17-18 metra, por portieri sllovak Dubravka ishte në vend.
Kjo ishte ndeshja e parë konkurruese ndonjëherë ndërmjet Belgjikës dhe Sllovakisë. Tri takimet e tyre të mëparshme ishin miqësore - dy të parat përfunduan në barazim (1:1 më 2002 dhe 2006), ndërsa Belgjika e fitoi më 2013 me rezultat 2:1.
Belgjika nuk ka arritur kurrë në katër finalet e evropianit. Ata u eliminuan në çerekfinale në secilin nga dy edicionet e fundit.