Beckham zbulon pse e puth vajzën e tij 11 vjeçare në buzë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Puthja e fëmijës në buzë mund të çojë në dëmtim të dhëmbëve, të shkaktojë reaksione alergjike dhe të turbullojë kuptimin e kufijve personalë. Pavarësisht rreziqeve të mundshme, të famshëm si David Beckham vazhdojnë të ndajnë foto të tyre duke puthur fëmijët e tyre në buzë. Edhe pse kritikohen për këtë praktikë, shumë prindër e shohin atë si një mënyrë të padëmshme për të shprehur dashurinë.

Ish-ylli i Manchester United u përball me kritika nga disa fansa pasi shpërndau një foto ku shihet duke puthur vajzën e tij në buzë, raporton KosovaPress.

Megjithatë, ai beson fuqishëm se ky gjest është një mënyrë e pafajshme për të shprehur dashurinë për fëmijën e vet.

“Unë jam shumë i dashur me fëmijët. Kështu jam rritur unë dhe Victoria, dhe kështu jemi me fëmijët tanë. Ne duam t'u tregojmë fëmijëve tanë dashurinë dhe ju e dini, ne jemi shumë të dashur me ta”, tha Beckham.

Beckham ka postuar shpesh foto në llogarinë e tij në “Instagram”, duke treguar puthje të dashura në buzë me vajzën e tij 11-vjeçare, Harper. Ai ka përmendur se në këtë gjest dashurie angazhohet pothuajse me të gjithë fëmijët e tij.

“Më kritikuan për puthjen e vajzës sime në buzë. I puth të gjithë fëmijët e mi në buzë. Brooklyn, ndoshta jo. Brooklyn është 18 vjeç, atij mund t'i duket pak e çuditshme”, tha Beckham.

Beckham u bë baba në një moshë të re 23 vjeç. Pavarësisht karrierës së tij të suksesshme dhe orarit të vështirë, ai vazhdimisht i jep përparësi familjes së tij dhe siguron që të gjejë kohë për ta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024