Bebe Rexha publikon fotografi: Dasma e prindërve të mi shqiptarë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bebe Rexha publikon fotografi: Dasma e prindërve të mi shqiptarë
Dasma1234
25/07/2026 - 22:02
Linku u kopjua

Bebe Rexha ka rikthyer vëmendjen te rrënjët e saj shqiptare, duke publikuar disa fotografi të rralla nga albumi familjar, të realizuara në ditën e martesës së prindërve të saj, Flamur dhe Bukurije Rexha.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane i ndau imazhet me ndjekësit në platformën X, duke i shoqëruar me një përshkrim të thjeshtë: “Dasma e prindërve të mi shqiptarë.”

Mjaftuan vetëm këto fjalë që postimi të tërhiqte mijëra reagime dhe komente nga adhurues të shumtë në vende të ndryshme të botës.

Artistja ka folur shpesh me krenari për origjinën e saj shqiptare. Babai i saj, Flamur Rexha, është me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nëna, Bukurije Rexha, është nga Gostivari. Përmes postimeve të tilla, ajo vazhdon të mbajë gjallë lidhjen me rrënjët dhe kulturën shqiptare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026