BE reagon ashpër për dënimin e udhëheqësit opozitar nga gjykata ruse me 19 vjet të tjera burg
Lexohet për: 2 min.
be
1 vit më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian dënoi ashpër dënimin e dhënë nga një gjykate ruse të premten ndaj udhëheqësit opozitar Alexey Navalny me 19 vjet burg shtesë për veprime që përbëjnë veprimtari legjitime politike dhe anti-korrupsion.

"Gjithashtu shpreh keqardhjen e thellë që seancat gjyqësore u zhvilluan në një mjedis të mbyllur, të paarritshëm për familjen e tij dhe vëzhguesit, në një koloni penale të regjimit të rreptë jashtë Moskës, ku Navalny tashmë po vuan dënim të motivuara politikisht prej 11.5 vjetësh gjithsej", thuhet në një deklaratë nga zyra e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

BE përsëriti gjithashtu shqetësimin e saj të thellë për "keqtrajtimin e përsëritur" të Navalny nga autoritetet e burgut dhe theksoi se udhëheqja politike e Rusisë është përgjegjëse për këtë situatë.

Gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Navalny.

"Ky është një tregues i qartë se sistemi ligjor rus vazhdon të instrumentalizohet kundër Navalny. Kjo gjithashtu tregon se sa shumë kanë frikë autoritetet ruse prej tij. Zotri Navalny është një shembull tjetër i goditjes së vazhdueshme sistematike nga autoritetet ruse dhe shpërfilljes së tyre ndaj të drejtave të njeriut të qytetarëve të tyre”, thuhet në deklaratë.

Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Navalny.

"Alexey Navalny është dënuar me 19 vjet të tjera burgim. Abuzimi ndaj tij tregon shpërfilljen e plotë të Rusisë edhe për të drejtat më elementare të njeriut. Mospajtimet nuk mund të heshten", shkroi ai në Twitter./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025