Bashkimi Evropian (BE) ka mirëpritur sot vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave përgjegjës, në mesin e tyre edhe Milan Radoiçiq, për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjska ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, në një konferencë për media në Bruksel, ka thënë se janë duke pritur tashmë vendimin e gjykatës dhe se fajtorët duhet të mbahen përgjegjës.
Ai ka folur edhe rreth mundësisë së ekstradimit të Radoiçiq në Kosovë, duke thënë se Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht.
Në përleshjet e armatosura që pasuan më 24 shtator 2023, u vranë edhe tre sulmues serbë. Pesë ditë pas ngjarjes, më 29 shtator, përgjegjësinë për sulmin e mori Radoiçiq, i cili prej vitesh është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe për krim të organizuar ndërkombëtar.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.