Bayerni i rikthehet fitores në Bundesliga, njëjtë edhe Dortmundi
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar pesë ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në Bundesliga, ku Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi janë rikthyer te fitoret pas humbjeve në xhiron e kaluar.

Pas më shumë se 90’ minutave lojë të zhvilluara në “Allianz Arena”, Bayern Munichu e ka mposhtur skuadrën e Koln me rezultat solid 2:0, raporton KosovaPress.

Golat për kampionin gjerman i shënuan Raphael Guerreiro (minuta e 65’) dhe Thomas Muller (minuta e 90+3’).

Ndërkaq, fitore sot regjistroi edhe Borussia Dortmundi, që e mposhti si mysafir Borussia Monchengladbachun me shifrat 2:1.

Rezultatet finale të ndeshjeve që kanë përfunduar në Bundesliga i gjeni më poshtë.

Borussia Monchengladbach 1:2 Borussia Dortmund

Bayern Munich 2:0 Koln

Bochum 1:1 Heidenheim

Mainz 4:1 Hoffenheim

RB Leipzig 3:0 Wolfsburg

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024