Bayerni e ndryshon çmimin e Manes
Lexohet për: 1 min.
9-Interesimi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Klubet nga Arabia Saudite kanë qenë shumë të zëna deri tani, ku kanë marrë të gjithë vëmendjen në këtë merkato verore.

Pas emrave të njohur si Karim Benzema, N’Golo Kante e Roberto Firmino, të cilët lanë Evropën për Arabinë Saudite, një tjetër emër i njohur thuhet se po joshet nga paratë e arabëve, raporton KosovaPress.

Bëhet fjalë për Sadio Manen, i cili vazhdimisht po përflitet se do të largohet nga Bayern Munichu.

Pas interesimit të shfaqur në Manen nga klubet saudite, Bayerni tani ka ndryshuar çmimin që po e kërkon për ish-yllin e Liverpoolit.

Bayerni e ka ngritur çmimin që po e kërkon për Manen si pasojë e interesimit nga klubet e pasura saudite, sipas “Sky Germany”.

Kampioni gjerman më parë kërkonte afro 20 milionë euro për Manen, por që tash po kërkon afro 32 milionë euro plus bonuset për yllin senegalez.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024