Bayerni e Dortmundi vazhdojnë me fitore në Bundesliga
Lexohet për: 1 min.
20-Bayerni e Dortmunfi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar pesë nga gjashtë ndeshjet e programit të sotëm të Bundesligas, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayern Munichu e ka mposhtur 3:0 skuadrën e Bochumit, raporton KosovaPress.

Golashënues te kampioni gjerman ishin Thomas Muller (minuta e 41’), Kingsley Coman (minuta e 64’) dhe Serge Gnabry (minuta e 73’).

Fitore sot regjistroi edhe Borussia Dortmundi, e cila e mposhti Werder Bremenin me rezultat solid 2:0. Golat e fitore për Dortmundin i shënuan Bynoe-Gittens (minuta e 67’) dhe Julian Brandt (minuta e 85’).

Ndërkaq, Augsburgu i Mërgim Berishës u mposht 3:1 nga skuadra e Mainzit. Sulmuesi kosovar luajti gjatë gjithë ndeshjes, por që dështoi që ta gjente golin.

Rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Bundesliga i gjeni më poshtë.

Bayern Munich 3:0 Bochum

Freiburg 2:1 Stuttgart

Hoffenheim 1:3 Bayer Leverkusen

Mainz 3:1 Augsburg

Werder Bremen 0:2 Borussia Dortmund  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025