Bayeri i Xhakës i afrohet Bayern pas humbjes së parë në Bundesligë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Skuadra e Bayer Leverkusen ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Augsburg me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 14-të të Bundesligës gjermane dhe në këtë mënyrë ka shkurtuar diferencën e pikëve ndaj Bayern në luftën e madhe për titullin e kampionit.
Granit Xhaka dhe bashkëlojtarët e tij shënuan fitoren e tetë në këtë edicion të garave dhe kanë vetëm katër pikë (29) prapa Bayern (33).
Për fitoren e farmaceutikëve u përkujdesën Terrier dhe Wirtz me golat e shënuar në minutat 14 dhe 40 të pjesës së parë.
Augsburg pas kësaj humbjeje, e gjashta këtë sezon, renditet në pozitën e 13-të me 16 pikë.
Bayern Munih pësoi humbje si mysafir nga Mainz 05 me rezultatin 2:1, e cila ishte njëherësh edhe humbja e parë në këtë edicion garash. Borussia M’gladbach ishte bindshëm më e mirë si vendëse ndaj Holstein Kiel 4:1, ndërsa në duelin tjetër të ditës Union Berlin dhe Bochum u ndanë në paqe duke luajtur baras - 1:1.
Sent Pauli-Werder luajnë sonte nga 18:30, ndërsa nesër takohen Heidenheim-Stuttgart, Borussia Dortmund-Hoffeinheim dhe Leipzig-Eintracht Frankfurt.