Batatina kërkon falje, FFK ia ul dënimin
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjashtë ditë më parë Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e dënoi trajnerin e Llapit, Tahir Batatina me tri ndeshje mos paraqitje në stolin e skuadrës së tij si dhe me 500 euro.

Kjo ndalesë në pjesëmarrje në lojë në kohëzgjatje prej tri ndeshjeve vjen si pasojë e sjelljeve të gabuara dhe jo sportive të Batatinës pas ndeshjes mes Dukagjinit dhe Llapit, raporton KosovaPress.

Por ky dënim tani është zbritur në vetëm dy ndeshje, por gjoba prej 500 eurosh qëndron ende.

Ulja e dënimit për Batatinën vjen nga Komisioni i Ankesave me arsyetimin se trajneri i Llapit ka kërkuar falje për reagimin e tij, duke thënë se “kjo është hera e fundit që ndodh dhe nuk do të ndodhë më asnjëherë në karrierën e tij”.

Vendimin dhe arsyetimin nga FFK për ankesën e Tahir Batatinës e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024