Edhe pse po qarkullojnë zërat se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është afër marrëveshjes me Roberto Morenon për postin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Tahir Batatina nuk po dorëzohet dhe shihet se e do stolin e “Dardanëve” me çdo kusht.
Përmes një postimi në “Facebook”, Batatina tha se qytetarët e Kosovës po e mbështesin atë, ndërsa tha se ëndrra e vetme e tij është kualifikimi i Kosovës në Evropian dhe Botëror, raporton KosovaPress.
“Çdo mision që kam filluar nga mosha e re e kam realizuar. Ëndrra e vetme që do ta realizoj nëse jam shëndosh dhe mirë në karrierën time është kualifikimi i Kosovës. Kjo mbështetje nga të gjitha mediat, portalet dhe komuniteti i futbollit më bëjnë mos të ndalem deri te objektivi im me qytetarët e Kosovës dhe popullin tim”, tha më tej Batatina.