Basketbollistët e rinj të Kosovës ngjiten në fronin e Evropës në Divizionin C
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Basketbollistët e rinj të Kosovës ngjiten në fronin e Evropës në Divizionin C
BasketU18-Kosova
27/07/2026 - 07:58
Linku u kopjua

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve është shpallur kampione e FIBA U18 EuroBasket 2026, Divizioni C, pasi në finalen e zhvilluar në Shkodër e mposhti bindshëm Andorrën me rezultat 91:49.

Basketbollistët e rinj të Kosovës zhvilluan një paraqitje dominuese, duke kontrolluar takimin nga fillimi deri në fund dhe duke e kurorëzuar me trofe një kampionat të shkëlqyer.

"Dardanët" e rinj e përfunduan turneun me bilanc perfekt, duke regjistruar pesë fitore në po aq ndeshje, pa pësuar asnjë humbje. Gjatë gjithë kampionatit ata dëshmuan nivel të lartë loje, disiplinë dhe karakter, për t'u ngjitur në majën e Divizionit C.

Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme për basketbollin kosovar dhe një tregues premtues për të ardhmen e gjeneratave të reja të këtij sporti.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026