Basketboll/ Kjo është renditja në Superligë pas katër xhirove
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll ka arritur tashmë deri në xhiron e katërt të saj dhe nuk po mungojnë ballafaqimet mjaftë interesante ndërmjet titanëve të basketbollit vendor.

Dy rivalët e vjetër, Trepça dhe Sigal Prishtina tashmë kanë dhënë sinjale të fuqishme se do të jenë aty në garë të ngushtë për titullin e kampionit, ndërkohë që më dobët sezonin e ka nisur Golden Eagle Ylli, raporton KosovaPress.

Trepça është lidere e tabelës me shtatë pikë, aq sa kanë edhe Sigal Prishtina dhe Bashkimi prapa saj, ndërsa e katërta është Peja me gjashtë pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Proton Cable Prizreni dhe Istogu mbajnë pozitat pesë dhe gjashtë me nga pesë pikë, ndërsa Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi e kompletojnë renditjen tabelare me nga katër pikë.

Çiftet e xhiros së pestë që zhvillohen më 21 dhe 22 tetor janë këto:

Sigal Prishtina-Bashkimi

Peja-Sitogu

Vëllaznimi-Golden Eagle Ylli

Proton Cable Prizreni-Trepça

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
155
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024