Basketboll: Dy përballje vendimtare në Ligën Unike.
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Basketboll: Dy përballje vendimtare në Ligën Unike.
11/03/2026 - 13:04
Linku u kopjua

Java e gjashtë e Ligës Unike të Meshkujve do të jetë vendimtare për skuadrat që synojnë kualifikimin në Final 4, që këtë vit organizohet në Shqipëri. Fituesit e këtyre ndeshjeve do të kenë mundësinë për të luftuar për titullin e kampionit.

Në një përballje interesante, Vllaznia do të ndeshet me GO+ Pejën të mërkurën në orën 18:00. Shkodranët vijnë pas fitores në Pejë me rezultat 71:81, duke regjistruar dy fitore dhe një humbje, ndërsa pejanët kanë vetëm një fitore dhe tri humbje.

Në sfidën tjetër të Grupit B, Golden Eagle Ylli pret Apoloninë po të mërkurën në orën 19:30. Ylli ka dy fitore e dy humbje, ndërsa Apolonia ka dy fitore e një humbje. Ndeshja e parë mes tyre për këtë sezon përfundoi në Fier me rezultat 61:71 për therendasit.

Në Grupin A, rezultatet zyrtare të javës do të regjistrohen:

Besëlidhja – Vëllaznimi 20:0, Bora – Teuta 0:20.

Kjo xhiro pritet të vendosë shumë për fatin e skuadrave drejt Final 4 dhe për titullin e sezonit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026