Bashkimi një hap më afër finales
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bashkimi një hap më afër finales
New Project - 2026-04-29T190335.459
29/04/2026 - 22:03
Linku u kopjua

KB Bashkimi ka bërë një hap gjigant drejt finales së madhe, duke mposhtur Borën me rezultat bindës 88-73 në palestrën "Sezai Surroi".

Edhe pse mysafirët e nisën më mirë takimin në çerekun e parë, prizrenasit u rikthyen fuqishëm nga periudha e dytë, duke marrë kontrollin e plotë të lojës dhe duke kaluar tashmë në avantazh 2-1 në serinë gjysmëfinale.

Heroi i mbrëmjes për Bashkimin ishte Shannon Shorter, i cili shkëlqeu me 22 pikë dhe 6 kërcime, duke u bërë lideri i padiskutueshëm në parket. Te skuadra e Borës, nuk mjaftoi performanca fantastike e Jordan Dingle, i cili realizoi 25 pikë, pasi dominimi i vendasve në pjesën e dytë ishte i papërballueshëm.

Me këtë fitore, Bashkimit i duhet edhe një triumf për të siguruar biletën për në finalen e madhe.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026