Bashkëpunimi Kosovë-SHBA, Osmani takon Hovenier
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier.

Në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe përpjekjet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral Kosovë-SHBA në fusha të ndryshme.

Po ashtu, u diskutua edhe mbi agjendën ndërkombëtare, në veçanti për pritjet dhe aktivitetet gjatë javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nga data 23 deri më 27 shtator.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024