Basha inspektim rrugës Mitrovicë–Jarinjë dhe Urës së Leshakut: Në veri po investojmë edhe në infrastrukturë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Basha inspektim rrugës Mitrovicë–Jarinjë dhe Urës së Leshakut: Në veri po investojmë edhe në infrastrukturë
bahsa1
07/07/2026 - 17:50
Linku u kopjua

Ministri në detyrë e Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha vizitoi sot  në veriun e vendit, ku inspektoi nga afër gjendjen e rrugës Mitrovicë – Jarinjë si dhe vizitoi Urën e Leshakut.

“Rruga drejt Jarinjës i është nënshtruar sanimeve, por duke marrë parasysh rëndësinë që ka për banorët dhe për sigurinë publike, planifikojmë që gjatë vitit të ardhshëm ta rehabilitojmë dhe ta zgjerojmë aty ku e lejojnë kushtet teknike”, tha Basha.

Basha gjatë vizitës Urës së Leshakut tha se ka pësuar dëme të mëdha nga vërshimet dhe paraqet rrezik për qëndrueshmërinë e saj.

“Për këtë arsye do të diskutojmë me projektuesit për ndërtimin e një ure të re, që do të ofrojë qasje më të mirë dhe siguri më të madhe për banorët e asaj zone.

Në Jarinjë u ndala edhe për t’i përshëndetur zyrtarët tanë kufitarë. Me këtë rast i falënderova për shërbimin profesional, përkushtimin dhe punën e palodhshme që bëjnë.

Qeveria Kurti ka investuar shumë në sigurinë e veriut, ndërsa tani po investojmë edhe në infrastrukturë. Sepse për ne, Kosova është një dhe e pandarë – si në siguri, ashtu edhe në investime”, shkroi në Facebook, Basha.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026