Barrikadat në veri, nuk dihet nëse po zhvillohen hetime
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale nuk dihet nëse ka filluar hetimet për 16 barrikadat që ishin vendosur në veri të vendit në dhjetorin e vitit të kalaur. Informacione në lidhje me këtë, nuk ka ekzekutivi e as legjislativi.

Deputetët e pushtetit dhe opozitës thonë se personat e përfshirë në pengimin e rrugës dihen dhe se deri më tani do të duhej të nisnin hetimet. Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Agjencioni i Kosovës për Intelegjencë ka dërguar dëshmi e fakte, por nuk ka ende aktakuzë.

KosovaPress ka adresuar pyetje në Prokurorinë Speciale, për çka ka pritur me javë përgjigje dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Informacion të tillë nuk ka as Komisioni për Siguri, për çka deputeti i shumicës, Mefail Bajqinovci kritikon Prokurorinë Speciale.

Këto organizime të serbëve në veri të vendit, siç shprehet Bajqinovci, dihet që janë të orkestruara nga Lista Serbe.

Edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj shprehet se personat të cilët kanë penguar lëvizjen në veri, përmes barrikadave kanë qenë të armatosur.

Më tej, ish-drejtori i Policisë së Kosovës deklaron se është detyrë e Drejtorisë së Intelegjencës dhe AKI-së, që sigurojë fakte në lidhje me këtë çështje.

Për mos-fillimin e hetimit në lidhje me barrikadat ka folur edhe kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se është informuar nga Agjencioni i Kosovës për Intelegjencë, se kanë dërguar fakte e dëshmi për shkeljet e panumërta që janë bërë në veri të Kosovës.

Në dhjetor të vitit të kaluar, disa grupe të serbëve kishin ngritur barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024