Barella i përfshirë në skandalin e basteve? Reagon ylli i Interit
Lexohet për: 1 min.
3-Barella
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nicolo Barella i është përgjigjur ashpër atyre që duan ta fusin atë në listën e emrave të përfshirë në skandalin e basteve në Itali.

Ylli i Interit ishte përmendur nga burimi i Fabrizio Corona’s, Maurizio Petra (daja i ish-lojtarit të Interit Antonio Esposito), në një intervistë me “La Veritan”, se ishte i përfshirë në skandalin e basteve, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Barellas, i cili në “Instagram” postoi një foto duke cilësuar palaço “La Veritan”.

“Nga një gazetë që quhet “LaVerita”, dikush pret më shumë seriozitet. E vërteta e vetme është që ju jeni palaço. Kam qëndruar i qetë për një kohë të gjatë, pavarësisht gjithçka që kam lexuar për mua. Nuk më kanë pëlqyer kurrë bastet, lëre të vë bast në punën që e bëjë. E vetmja gjë që më intereson është t’i mbroj vajzat e mija dhe familjen time nga kjo. Prandaj do të marr masa ligjore nga sot”, shkroi Barella në “Instagram”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025