Bardhyl Hasanpapaj vlerëson rolin ndërkombëtar të Vjosa Osmanit
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bardhyl Hasanpapaj vlerëson rolin ndërkombëtar të Vjosa Osmanit
710365617_10164547399636427_2092695648282076259_n
30/05/2026 - 13:01
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka vlerësuar lart Vjosa Osmanin, duke theksuar raportet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi publik, Hasanpapaj tha se Osmani, si presidente e Kosovës, është takuar gjashtë herë me presidentin e SHBA-së, duke e konsideruar këtë si dëshmi të fuqizimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Presidentja e VI e Republikës së Kosovës është takuar 6 herë me Presidentin e SHBA-së. How can someone be better than this?!”, ka shkruar Hasanpapaj.

Ai shtoi se qytetarët e Kosovës e dinë mirë rëndësinë e këtij përfaqësimi.

“Populli e din mirë këtë! Dielli nuk mbulohet me shoshë. No one can stop this journey!”, u shpreh Hasanpapaj.

Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj kandidon për deputet me numrin 34 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026