Bardhyl Hasanpapaj i është kundërpërgjigjur me pesë pikat e dekretit të ish-presidentes Osmani. Kandidati me numër 34 i LDK-së shkruan se mbetet prapa analizës së tij paraprake juridike.
“Sqarim në 5 pika lidhur me 5 pikat e z. Veton Surroi:
2. Për muaj të tërë, vetë përfaqësuesit e shumicës qeverisëse e kanë trajtuar publikisht 6 marsin si afatin e fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. Vetëm kur ai afat po afrohej dhe vullneti real për zgjidhje mungonte, filloi të ndërtohej narrativi se afati mund të shtyhej ose të relativizohej. Kjo nuk ishte pasojë e ndonjë ndryshimi në Kushtetutë, por e një ndryshimi në interpretimin politik të saj.
3. Pikërisht kjo situatë krijoi pasiguri kushtetuese dhe politike. Nuk u artikulua asnjë alternativë tjetër bindëse, institucionalisht e qëndrueshme dhe kushtetutshmërisht më e sigurt për adresimin e situatës së krijuar se veprimi i presidentes Osmani. Në këto rrethana, mosveprimi nuk paraqitej si zgjidhje më e përgjegjshme sesa veprimi. Mbetem thellësisht i bindur në këtë dhe ne gjykimin e krijuar mbi realitetin e rrethanave relevante faktike.5. Përfundimisht, qartësia kushtetuese që sot ekziston nuk erdhi pavarësisht dekretit, por përmes procesit kushtetues që dekreti e vuri në lëvizje. Për këtë arsye, dekreti mbetet akti që mundësoi zgjidhjen përfundimtare të dilemës kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e bën atë jo vetëm të mbrojtshëm juridikisht, por edhe të arsyeshëm politikisht dhe të përgjegjshëm institucionalisht”, shkruan Hasanpapaj në reagim.