Barcola ndërpret bisedimet me PSG-në, Liverpooli në garë për ta blerë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Barcola ndërpret bisedimet me PSG-në, Liverpooli në garë për ta blerë
New Project - 2026-07-26T171059.916
26/07/2026 - 17:11
Linku u kopjua

Bradley Barcola ka ndërprerë bisedimet me Paris Saint-Germain për kontratën e re, raporton L'Equipe.

E ardhmja e francezit 23-vjeçar është në pikëpyetje, pasi i kanë mbetur dy vite kontratë dhe duket i pakënaqur me rolin e tij dytësor te skuadra e Luis Enriques.

Liverpool dhe Arsenal janë lidhur fuqishëm me anësorin, por Daily Mail Sport shkruan se klubi nga Anfield ka përparësinë në garë.

Madje thuhet se vetë Barcola e ka prioritizuar kalimin te Liverpooli i Andoni Iraolas.

PSG, kampioni i Evropës, ende nuk ka vendosur nëse do ta shesë këtë verë, pasi shumë do të varet nga merkatoja, ku klubi po ndjek yllin e RB Leipzig, Yan Diomande.

Interesim për Barcolën kanë shfaqur edhe Bayern Munich dhe Chelsea, por raportimet thonë se ai tashmë ka refuzuar kalimin në Stamford Bridge.

Liverpool është në kërkim të një anësori të ri pas largimit të Mohamed Salah në verë dhe projekti sportiv nën drejtimin e Iraolas thuhet se e josh Barcolën.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026