Barcelona mposht Borussia, City thelloi krizën
Sport
Lexohet për: 2 min.
Barcelona mposht Borussia, City thelloi krizën
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Barcelonës mposhtën Borussia në Dortmund me rezultat 3:2, ndërsa Juventusi thelloi krizën e Manchester City në Torino duke fituar 2:0, në xhiron e 6-të të Ligës së Kampionëve.

Borussia pati mundësi të shkëlqyer në minutën e 17-të, por Sabitzer e dërgoi topin mbi portë nga pesë metra. Yamal pati rast të mirë shënimi në minutën e 20-të nga zona e penalltisë, por Kobel bëri një pritje të sigurt. Një tentativë e mirë në minutën e 36-të pati edhe Jules Kounde, por portieri priti sërish.

Në minutën e 50-të, Serhou Guirassy shënoi për Borussia, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Vetëm tre minuta më vonë, Dani Olmos pasoi te Raphinha, i cili doli i vetëm para portierit Kobel dhe shënon për 1:0.

Borussia barazoi me anë të Guirassy, ​​i cili konvertoi një penallti pas një faulli të Cubarsi në minutën e 60-të. Në minutën e 75-të, Ferran Torres shënon golin për epërsinë e dytë të Barcelonës, pas asistimit të Lopez.

Vetëm tre minuta më vonë, nikoqirët barazuan përmes Guirassy. Megjithatë, pas një goditje nga këndi, Borussia u tërhoq keq, topi në kundërsulm i erdhi Yamal, i cili asistoi te Ferran Torres për golin e tij të dytë dhe tri pikët e reja.

Liverpool udhëheq me 18 pikë nga gjashtë ndeshje, pasuar nga Barcelona me 15. Pasojnë Arsenal, Bayer Leverkusen, Aston Villa, Inter, Brest, Lille me nga 13 pikë. Borussia Dortmund renditet e nënta me 12, Juventus i 14-ti me 11, ndërsa Manchester City renditet në pozitën e 22-të me 8 pikë nga gjithsej 36 skuadra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024