Barcelona mbush rrjetën e Valladolidit
Lexohet për: 1 min.
bs
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Barcelonës mposhtën Realin, por jo atë të Madridit por të Valladolidit, në ndeshjen e parë të xhiros së katërt të La Ligës spanjolle.

Ndeshja në stadiumin olimpik të Barcelonës përfundoi me rezultat - 7:0.

Askush nuk e priste që vizitorët nga Valladolidi, të rikthyer në La Liga, të shmangnin humbjen në duelin me gjigantin nga Katalonia, por pritej të paktën një rezistencë më e fortë.

Barcelona zgjidhi të gjitha dilemat për fituesin, edhe pse nuk kishte, tashmë pas pjesës së parë kur fitoi epërsinë me tre gola - Rafinha 20’, Robert Levandowski 24’ dhe Gilles Kunde 45’+2’.

Më pas një “shpërthim” ndodhi në pjesën e dytë - një Rafinha me dy gola në minutat 64 dhe 72, Dani Olmo 82’ dhe në fund Feren Torres në minutën e 85-të. Përveç het-trikut, braziliani Rafinha ka shënuar edhe një asistim.

Katalanasit prijë në tabelë me 16 pikë maksimale pas katër ndeshjeve. Në xhiron e radhës skuadra e Hansi Flick përballet në derbin lokal kundër fqinjëve të tyre në Girona.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025