Barcelona ka 130 mijë fanella dhuratë, ja si e bëri zgjidhjen
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 orë më parë
Linku u kopjua

Barcelona ka konfirmuar marrëveshjen e re të sponsorit me një furnizues të pajisjeve sportive dhe atleteve deri në vitin 2038.

Njeriu i parë i klubit Joan Laporta e quajti "kontratën më të mirë në botën e futbollit" për shkak të shumës që do të vijë në “Camp Nou” gjatë asaj periudhe.

Për vazhdimin e kontratës me furnizuesin aktual, Barcelona do të merr 100 milionë euro bonus dhe më pas një shumë prej rreth 125 milionë euro në vit kur të ardhurat totale të ndahen në vitet e kontratës.

Megjithatë, para se të nënshkruhet kontrata dhe dukej se negociatat nuk do të kishin sukses, Barcelona projektoi 130 mijë fanella, por për shkak të kontratës së nënshkruar tani nuk mund t'i shesë, andaj klubi vendosi t'ua shpërndajë anëtarëve fanellat që nuk do të mund t'i përdorin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024