Barazim në Etihad, mbyllet pjesa e parë e derbit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Barazim në Etihad, mbyllet pjesa e parë e derbit
New Project - 2026-04-19T151348.217
19/04/2026 - 18:18
Linku u kopjua

Pjesa e parë e derbit vendimtar për titull mes Manchester Cityt dhe Arsenalit është mbyllur në baraspeshë 1-1, duke dhuruar një intensitet të lartë që nga sekondat e para.

Manchester City kaloi herët në epërsi falë një aksioni brilant individual të Rayan Cherki në minutën e 4-t, pasi ky i fundit kishte goditur shtyllën vetëm pak çaste më parë. Megjithatë, një gabim i rëndë i portierit Gianluigi Donnarumma në minutën e 16-të, i cili dështoi në largimin e topit, i dha mundësinë Kai Havertz të barazonte shifrat në 1-1.

Me rezultatin e barabartë dhe lojën e hapur, dy skuadrat po luftojnë për çdo pëllëmbë fushe, duke lënë gjithçka të hapur për 45 minutat e dytë në "Etihad".

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026