Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
KEDS
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një pjesë e Prishtinës, përkatësisht lagjja e “Muhaxherëve” ka mbetur pa energji elektrike tash e dy orë.

Zyrtarë të KEDS-it kanë konfirmuar për KosovaPress se ekipet e kësaj kompanie janë në terren dhe janë duke punuar për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

“Ekipet janë në teren, ka ndodhur një prishje, ekipet po bëjnë verifikimin e gjendjes dhe në momentin e parë që gjendet se ku ka ndodhur defekti ajo do të eliminohet së shpejti dhe besojmë se furnizimi do t’u rikthehet energjia elektrike banorëve të afektuar”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi.

Krasniqi nuk ka treguar se për sa kohë qytetarët e kësaj pjese të kryeqytetit do të mbesin pa rrymë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024