Banka ProCredit në Kosovë merr çmimin e vitit 2021 për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë, çmim ky i cili u dha gjatë një ceremonie të organizuar nga Rrjeti CSR Kosova dhe Zyra e Koordinatores për Zhvillim të OKB-së në Kosovë.
Ky çmim vjen si rezultat i dedikimit të Bankës ProCredit në përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs) në kuadër të Agjendës 2030 të OKB-së, si dhe për të gjithë kontributin që Banka ProCredit ka dhënë gjatë vitit 2021, por edhe ndër vite për përmirësimin e mirëqenies së komunitetit si dhe për implementimin e politikave të vazhdueshme që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit.
Ndërsa Rrjeti CSR Kosova theksoi se “është krenar me punën e anëtarit tonë, Bankës ProCredit, për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në vend, si dhe bashkëpunëtorët që na ofrojnë mbështetje të vazhdueshme në shtyrjen përpara të agjendës sonë për rini dhe zhvillim të qëndrueshëm”.