Banka Ekonomike përmes këtij libri “Në tokën amë, Kosovë”, ka sjellë më shumë se vetëm fotografi, më shumë se vetëm fjalë të thurura. Duke i qëndruar besnik idealit si bankë 100% vendore, Banka Ekonomike gjithmonë ka punuar dhe vepruar për të mirën e vendit, duke synuar në promovimin e një shteti plot vlerë.
Në ceremoninë e ekspozitës, kryeshefi ekzekutiv Shpend Luzha theksoi se përgjegjësia shoqërore e korporatës është një nga vlerat kyçe të Bankës Ekonomike.
Përveç tjerash Luzha theksoi se Banka Ekonomike ka vendosur që fotot, të cilat janë realizuar nga fotograf të mirënjohur të Kosovës, t’ia dhurojë donacion Muzeut Kombëtar të Kosovës, duke iu mundësuar shfrytëzimin e këtyre fotove për qëllime dhe nevoja të Muzeut të Kosovës.
Përfaqësuesja e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Dafina Morina theksoi se këto fotografi donacion Muzeut Kombëtar të Kosovës do të shfrytëzohen për vizitorët vendorë dhe të huaj të muzeut, kështu që njoftohen më afër me bukuritë e natyrës dhe të trashëgimisë kulturore që janë në Kosovë.
Falënderojmë Bleron Llugiqi, Arian Mavriqi, Bleron Çaka, Meriton Dajakaj, Shkëlzen Rexha, Granit Hyseni, Ruzhdi Pacolli, Shpëtim Kaliqani, Korr e Ha n’katun dhe Albert Sinani”, tha ajo.