Ballkani nis me ‘samba’ braziliane edicionin e ri të Superligës
Lexohet për: 1 min.
Ballkani
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Ballkanit të Suharekës ka nisur edicionin e ri të garave në Superligë duke shënuar fitore kundër Dukagjinit të Kinës me rezultatin 2:0.

Dy golat për ekipin që mbron titullin e kampionit këtë edicion i shënoi Queven Inacio në minutat 43’ dhe 63’.

Ndeshjen e xhiros së dytë të edicionit të ri të garave në futboll skuadra e Ballkanit e luan më 19 gusht si mysafir kundër Dritë së Gjilanit nga ora 17:00.

Ballkani ka edhe një ndeshje ku synon kualifikimin kundër skuadrës së Irlandës së Veriut Larne për play-off-in e Ligës së Konferencës më 15 gusht. Ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” skuadra e Ilir Dajës e humbi me rezultatin 0:1.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025