Ballkani e Drita e nisin me fitore stinorin pranveror
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Superliga e Kosoves
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Stinori pranveror i Superligës së Kosovës ka nisur sot me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Drita e ka mposhtur Malishevën me rezultat 2-0 duke e nisur kështu në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin pranveror. Golat për Dritën i realizoi Krasniqi në minutat 61’ dhe 78, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër, kampioni aktual Ballkani ka triumfuar si vendas ndaj Dukagjinit me rezultat minimal 1-0.

Drita mbetet lider i tabelës me 43 pikë, kurse Ballkani është i dyti me 36 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025