Bajrami: Të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura në Pejë
Lexohet për: 3 min.
bajramiii-100620
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga autoritetet që të angazhohen për t’i gjetur dy vajzat e zhdukura në Pejë.

Bajrami ka shkruar se kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje nga institucionet shtetërore.

“Të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa dy vajzat e zhdukura gjenden në Pejë.Sot një javë, dy studente nga Peja janë zhdukur. Vajzat sipas raportimeve kanë dalë nga shtepitë e tyre fshati Qyshk e Treboviq dhe janë nisur për në Universitetin ”Kadi Zeka” në Pejë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

“Si nënë e dy vajzave ky lajm me ka tmerru dhe prej momentit që e kam dëgju nuk mendoj asgjë tjetër.Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka shtuar se në këtë situatë, ministri i Brendshëm, Kryeprokurori i Shtetit, Drejtori i Policisë bashkë me Shefin e AKI-së e edhe me Komandantin e FSK-së do të duhej të mbanin konferenca të përditshme. Për të treguar se çka po bëjnë institucionet për rastin.

Shkrimi i plotë:

Sot një javë, dy studente nga Peja janë zhdukur. Vajzat sipas raportimeve kanë dalë nga shtepitë e tyre fshati Qyshk e Treboviq dhe janë nisur për në Universitetin ''Haxhi Zeka'' në Pejë.

Si nënë e dy vajzave ky lajm me ka tmerru dhe prej momentit që e kam dëgju nuk mendoj asgjë tjetër.

Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore.

Ku është Ministri i Brendshëm?

Ku është Policia e Kosovës?

Ku është Prokuroria e Shtetit?

Ku është Agjencia Kosovare e Intelegjencës?

Ku është Forca e Sigurisë së Kosovës?

Me kujtohet më 2003 kur kam qenë studente në Angli, u patën zhdukë 2 vajza 13 vjeçare. Me javë të tëra, derisa ato janë gjetur krejt kanalet televizive, krejt gazetat, krejt aparati shtetëror nuk kanë folë për asgjë tjetër pos për dy vajzat e zhdukura.

Te ne, për këtë rast ka heshtje pothuajse në të gjitha institucionet.

Në këtë situatë, ministri i Brendshëm, Kryeprokurori i Shtetit, Drejtori i Policisë bashkë me Shefin e AKI-së e edhe me Komandantin e FSK-së do të duhej të mbanin konferenca të përditshme. Për të treguar se çka po bëjnë institucionet për rastin.

Kjo është ngjarje e dhimbshme. Jam e sigurt se derisa vajzat të gjenden për familjet dhimbja është me e rëndë se vdekja.

Ju bëj thirrje të gjithëve kudo që jeni të kontribuoni në zbardhjen e rastit.

Ndërsa, institucionet e shtetit, të gjitha bashkë edhe me mediat, të çohën në këmbë derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025