Bajrami: Prokuroria ka nis hetimet për tenderët sekret
Biznes
Lexohet për: 1 min.
maxresdefault
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shkruar se prokuroria paska filluar hetimet për tenderët pa publikim të njoftimit për kontratë.

Bajrami ka shkruar në Facebook, sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik prej 21 marsit të vitit 2021 dhe deri më 1 shtator të vitit 2024, vetëm në nivelin qendror, janë lidhë 2123 kontrata të negociuara (njëburimore) në vlerë prej 273 milionë euro, prej tyre 1348 kontrata janë kontrata për herë të parë, ndërsa 775 kontrata janë aneks-kontrata.

“273 milionë euro, para këto të buxhetit të Kosovës kanë përfundu te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji, janë kryer negociatat në katër sy. Të korruptuarit kurrë nuk e luftojnë korrupsionin, se ju duhet me luftu veten. Thirrja jonë organeve të drejtësisë që sa më parë të merren me këto 2173 kontrata njëburimore dhe të korruptuarit ta marrin dënimin e merituar, nuk ka përfundu në veshë të shurdhër”, ka shkruar ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025