Bagëtitë i dëmtojnë arën e një qytetari në Leposaviq, policia arreston pronarin e tyre
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bagëtitë i dëmtojnë arën e një qytetari në Leposaviq, policia arreston pronarin e tyre
bagetite ne ara
23/07/2026 - 10:35
Linku u kopjua

Një rast i rrallë i asgjësimit ose dëmtimit të pasurisë është raportuar të mërkurën në stacionin e policisë në Leposaviq.

Një burrë shkoi e u ankua këtu se i ishte dëmtuar ara.

Kjo, sipas tij, ndodhi rreth mesditës, të mërkurën, kur bagëtia e një personi tjetër kishin hyrë në atë arë.

Pronari i këtyre bagëtive u arrestua nga policia, pas këtij “incidenti”.

Megjithatë, ai nuk u ndal në mbajtje por u lirua në procedurë të rregullt.

Rasti ndaj tij u iniciua si “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026