Aksioni simbolik i cili ishte paraparë të zhvillohet sot në përkrahje të punëtorëve teknike të Kuvendit, të cilat janë në grevë me kërkesën për rritje pagash, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist është bojkotuar nga mediat që ishin prezente, kjo për shkak të sjelljes së kolektivit me Policinë e Kosovës, po ashtu edhe për shkak të mos përkrahjes së këtij aksioni nga Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat ndaj këtij aksionit.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një diskutim me një nga pjesëtaret e Kolektivit u shpreh se ‘nuk mund të mbështetësh dikë pa lejen e përfaqësuesve’.
Javë më parë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar para Kuvendit të Kosovës për tu solidarizuar me punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë hyrë në grevë këtë javë.