Lidhja Demoratike e Kosovës konsideron se Qeveria Kurti nuk ka dije minimale, vizion, kapacitet e plan për ta zgjidhur problemin me energjine elektrike, duke iu referuar faturave të larta të energjisë elektrike.
Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë, Visar Azemi tha se për shkak të pa aftësisë së qeverisë Kurti, qytetarët po detyrohen të paguajnë shifra marramendëse e të pa përballueshme të faturat e energjisë elektrike.
Azemi potencoi se nëse Kurti do ta takontë një kryeministër si veten dhe do të flisnin lidhur me këtë situatë, do ta quante atë “një mashtrues tipik e klasik”.
Tutje, ai tha se kjo qeveri nuk ka përvojë për ta zgjidhur problemin me energjinë elektrike, derisa shtoi se si LDK, janë të gatshëm të bëjnë një gjë të tillë.