Mesfushori i Hoffenheimit, Leon Avdullahu, pritet të mungojë në ndeshjen shumë të rëndësishme të Kosovws kundër Sllovakisw më 26 mars, në kuadër të play-off-it për Kualifikimet për Kupën e Botës 2026, pas një dëmtimi që ka pësuar së fundmi.
Klubi gjerman ka konfirmuar se lojtari ka pësuar një lëndim në muskulin adduktor, i cili do ta mbajë jashtë fushave për disa javë. Trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer, e bëri të ditur lajmin në konferencë për shtyp, duke theksuar mungesën e rëndësishme të mesfushorit.
Ky zhvillim është një goditje edhe për Kosovën, e cila nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tij për përballjen vendimtare ndaj Sllovakisë.
Megjithatë, trajneri i Hoffenheimit la të kuptohet se rikuperimi i lojtarit nuk pritet të zgjasë shumë gjatë.
Ndërkohë, Hoffenheimi pritet të gjejë zgjidhje alternative për ta zëvendësuar, me mundësinë që Albian Hajdari të zhvendoset në mesfushë.